Veprimi i papritur i Arditit, kush është zonja që mban në krahë?

592
0

Ardit Gjebrea dhe këtë herë ka ditur të sjellë momente pikante dhe të bëjë veprime interesante që tërheqin publikun gjatë emisionit të tij.

Sot prezantuesi i njohur, duke dashur t’i heqë sikletin një prej të ftuarve në “Ka një mesazh për ty”, ka bërë veprimin që ndoshta nuk e priste askush.

Ai ka ftuar Arjanin të marrë në krahë bashkëshorten e tij dhe të dalë nga studioja, por djali nuk ka pranuar duke u vendosur në siklet.

Në fillim ai refuzoi dhe kështu që Gjebrea i tha se nëse ai do të bënte të njëjtën gjë me një nga zonjat e publikut edhe Arjani do të duhet ta merrte në krahë bashkëshorten e tij.

Rrjedhimisht, situata u bë gazmore, por gjithçka përfundoi bukur.