“Uaaa”/ Kopshti Zoologjik në Tiranë, Artan Fuga kap detajin dhe ngre alarmin: O Zot, ku kemi rrëshqitur!

125
0

Akademiku Artan Fuga ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas pasqyrimit që iu bë në media inaugurimi i Parkut Zoologjik në Tiranë nga kryeministri Edi Rama.

Fuga ngre alarmin për nivelin e gazetarisë në vendin tonë, që sipas asaj që ai shkruan se ka humbur profesionalizmin dhe është kthyer në shërbim të kryeministrit.

Postimi i plotë:

Uaaa çfarë gazetarie!!!

Nuk e le media gazetarin apo gazetaren të raportojë si duhet me profesionalizëm!

Imagjino edhe kur inagurohet Parku Zoologjik në Tiranë, media raporton se çfarë tha kryeministri!

O Zot, ku kemi rrëshkitur!

Po thuaj o gazetar a gazetare cfarë kafshësh ka? A ka kafshë të egra a të buta? A ka tigra, luanër, elefantër, pula, pata, ujq, gomerë, çfarë ka brenda?

Se mos ka edhe shpezë shtëpiake a dhi, dele, e lama se ajo nuk është ferma e kafshëve të Orëellit, por nuk është as vathë a qymez kooperative!

Sa kanë kushtuar?

Ku i kanë gjetur?

Sa vende pune hapen?

Sa lekë është bileta?

Sa na kushton mbajtja?

Me çfarë do t’i ushqejnë?

Sa respektohen të drejtat e kafshëve?

A përfaqësohet e gjithë bota e faunës shqiptare, po ballkanike?

Këto na thuaj a derëbardhë, lërini propagandat t’i bëjë tjetër kush! Raportoni për publikun!