U hodh nga makina pasi e ngacmoi shoferi, vjen lajmi i zi për nënën e 3 fëmijëve

472
0

Ndërron jetë Shpëtime Tufa.

Gruaja u aksidentua 2 ditë më parë në aksin Elbasan-Metalurgji. Kamerat e bizneseve aty pranë konstatuan vetëhedhjen e Tufës nga mjeti që po udhëtonte.

Dyshohet se gruaja ka marrë ngacmime nga drejtuesi i mjetit që po udhëtonte, ndaj për të mbrojtur veten u vetëhodh, duke marrë dëmtime të rënda.

Tufa ishte nëna e tre vajzave. Ndërkohë drejtuesi i mjetit u arrestua pak kohë me pas nga policia.

Zbardhen të tjera detaje rreth aksidentit të ndodhur pasditen e sotme të një gruaje në autostradën Elbasan- Ish-Metalurgjik. Në fillim u raportua se gruaja e identifikuar si Shpëtime Tufa, 55 vjeç, po kalonte rrugën në momentin kur u përplas nga automjeti duke fluturuar disa metra në ajër.

Por, nga hetimi paraprak raportohet se ajo ka qenë pasagjere në automjet. Dyshohet se ka rene pre ngacmimeve nga drejtuesi i mjetit dhe ka reaguar duke kërkuar të ndalte mjetin, ky i fundit ka refuzuar dhe ka vazhduar. Më pas 55-vjeçarja ka hapur derën e automjetit dhe është hedhur duke u rrokullisur në rrugë, ku ka mbetur e dëmtuar rëndë duke u derguarnë spitalin e Traumës në Tiranë ku mme pas dhe ka nderruar jete.

Po në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes nga dy alkol/testet e bëra drejtuesit të mjetit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje tej të dehur në masën 0.92 mg/l dhe 1.07 mg/l. Mësohet se autori i kishte marrë makinën kushëririt të vet, E.H. Julian Hida u kap në ecje e sipër në afërsi të zonës ku banon. Ndërkohë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.