U dashurua nga interneti, ai i pagoi biletat. Shtëpiakja që u shndërrua dhe mori djalin. Kush ishte nëna e Alvinit

2775
0

Alvin Berisha, djali shqiptar për të cilin prej kohësh shkruanin historinë e tij mediat italiane dhe ato shqiptare, 5 vite më parë, kur ishte vetëm 6 vjeç, u mor nga nëna e tij Valbona Berisha, për te ikur në Siri, duke e ndarë atë nga babai dhe pjesa tjetër e familjes.

Por kush është historia e nënës së Alvinit e cila tani nuk jeton më.

Ajo ishte një shtëpiake e thjeshtë, jetonte me familjen në Barzago të Italisë, te cilën e tërhoqën shumë videot e propagandës në internet dhe u dashurua me rekrutuesin e saj deri në atë pikë sa vendosi të braktiste familjen, burrin dhe dy vajzat 11 e 10 vjeç e të transferohej në Siri duke marrë me vete djalin

Indoktrinimi nisi ngadalë. Fillimisht Valbona nisi të mbante shami koke, diçka që nuk ngjau diçka e keqe, po të mos ishte vetëm shenja e parë e një transformimi të rrezikshëm.

Valbona kishte krijuar kontakte ne internet me një person që ndodhej në Siri të quajtur Selimovic Mendus, i cili humbi jeten më pas në shkurtin e vitit 2015.

Me ane te një agjensie udhëtimesh në Kosovë, ai i bleu biletat e udhëtimit për Valbonën dhe djalin e saj.

Pamjet ku gruaja niset nga aeroporti i Orio al Serios drejt Stambollit janë publikuar së fundmi edhe nga mediat italiane.

Hetuesit kanë gjurmuar edhe itinerarin e ndjekur prej saj për të mbërritur në Siri: pasi shkeli në Turqi, iu bashkua një familjeje nga Bosnja e cila ishte nisur gjithashtu drejt Sirisë. Ishte i shoqi, ai që denoncoi ikjen e saj dhe të djalit tek karabinierët.

Afrim Berisha kishte arritur dhe të komunikonte në telefon me të duke i kërkuar që të kthente Alvinin, por Valbona nuk kishte pranuar