Turqit nuk u besojnë syve, zbulojnë detajin që nuk e prisnin rreth Ramës dhe Erdoganit

136
0

Ndjekësit turq të Presidentit Erdogan kanë zbuluar një detaj që ndoshta nuk e dinin më parë sa i përket gjatësisë së tij.

Teksa transmetohet live në kanalin e Youtube të presidencës turke ceremonia e pritjes mes dy liderëve në Rinas, disa komentues janë foksuar te gjatësitë trupore e dy liderëve.

Turqit i thërrasin Erdoganit “burri i gjatë”, pasi ai është 185 cm, por duket se janë përballur me dikë edhe më të gjatë. 

“Ne e thërrisnim Presidentin tonë ‘burri i gjatë’, por lideri i shqiptarëve qenka edhe më i gjatë se ai”, komenton i çuditur shtetasi turk në kanalin e Youtube të Presidencës turke.