Tronditet Lezha! Shkatërrohet banda e trafikut të njerëzve, në pranga dhe policë

465
0

Një mega aksion i Policisë së Shtetit është zhvilluar pak orë më parë në disa qytete të vendit.

Nga raportimet e para mësohet se policia ka goditur një organizatë kriminale që shtrirjen më të madhe e ka patur në zonën e Lezhës.

Arrestime janë bërë në 6 qytete, duke nisur nga Kukësi në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Dibër dhe Korçë.

Në pranga të policisë së Shtetit kanë rënë dhe zyrtarë të policisë së shtetit.

Pas një hetimi të gjatë, prokuroria ka lëshuar rreth 40 urdhër-arreste dhe se operacioni lidhet me trafikun e njerëzve në
SHBA dhe Kanada http://www.albeu.com/shqiperi/tronditet-lezha-shkaterrohet-banda-e-trafikut-te-njerezve-ne-pranga-dhe-police/382001/