Tre persona me armë grabisin kambistin në Peqin, mësohet shuma e parave që morën

465
0

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në qytetin e Peqinit. Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, por njoftimi është marrë tani edhe nga policia, e cila ka nisur hetimet.

Mësohet se në grabitje kanë marrë pjesë tre persona të armatosur dhe me maska. Dy prej tyre kanë qenë më kallashnikov dhe një me pistoletë.

Mësohet se pre e kësaj grabitje ka rënë shtetasi me iniciale B.T. i cili punon kambist.

Sipas informacioneve bëhet me dije se nën kërcënimin e armës, autorët kanë marrë një shumë parash.

“Më datë 18.03.2018 rreth orës 01:53 në lagjen “Teqe” Peqin, persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe njeri dyshohet te kete pasur arme janë futur në banesën e shtetasit B.T., 67 vjeç dhe nën kërcënim i kanë marrë një sasi parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve”, – thuhet në njoftimin e policisë.