Tjetër aksident i urbanëve në Tiranë, mjeti përplaset në stacionin ku prisnin njerëzit

67
0

Urbani i linjës “Qyteti Studentit” është përfshirë në një aksident ditën e sotme.

Bëhet me dije se urbani i linjës Qyteti Studenit është përplasur në stacion, ku edhe presin qytetarët. Fatmirëisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëmë materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të aksidentit.

Kujtojmë që pak ditë më parë një aksident tjetër i rëndë u shënua në Tiramë, ku urbani i linjës së Unazës ra në Lanë, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin “Zogu I”, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e  vendqëndrimit të  stacionit të autobusit.

Si pasojë  ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit