Tentoi te korruptonte policin, shqiptari e peson keq gjate kalimit te kufirit

183
0

Vijojnë kontrollet në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në PKK Port Durrës është kapur në flagrancë një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë

-Në PKK Port Durrës është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare. Shërbimet e Policisë kufitare kanë proceduar penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin D. S., 48 vjeç, pasi i ka ofruar atyre, një shumë parash, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.