Sulmohet dhe dhunohet me leva gazetari shqiptar dhe pronari i televizionit

458
0

Gazetari i njohur dhe pronari i televizionit “Zjarr tv”, Ismet Drishti është sulmuar me leva mbrëmjen e djeshme nga persona të maskuar. 

Drishti ka thënë se kanë qenë rreth 15 persona që kanë sulmuar fillimisht televizionin e tij dhe më pas vetë atë.

“Ishin nja 15 vetë, të gjithë me kapucë e me masa. Fillimisht kanë gjuajtur televizionin. Unë dola menjëherë. U konfrontuan dhe me mua, më shqyen rrobat e gjithcka. Lajmërova policinë, me erdhën vetëm dy policë. Kur bëra ca telefonata më sollën furgon policie.

Ndërkohë që deri në 12.00 të natës furgoni policsë ka qenë këtu por ajo që më shqetëson është se biznesi përballë ka kamera. Kam marrë në telefon sot dhe u kam thënë që të vijnë të shofin kamerat dhe të evidentojnë autorët akoma nuk kanë ardhur.

Ndoshta kanë qenë edhe grup adoleshentësh, përdorues hashashi. Por me kërkënd s’kemi pasur konflikt ndaj dyshoj se kanë ardhur posacerisht për televizionin dhe çuditërisht, askush nga policia nuk lëviz as sot për të marrë kamerat”, ka rrëfyer Drishti