Sulmi në Ukrainë, ushtria ruse habit me deklaraten: Nuk hasëm asnjë rezistencë në kufi, nuk kemi asnjë.. Reagimi i Ukraines

271
0

Se fudmi Ushtria ruse me nje deklarate pretendon se nuk hasi asnjë rezistencë nga forcat ukrainase në momentin që trupat e saj hynë në Ukrainë.

Përmes një komunikate për shtyp, Rusia deklaron se ushtria ukrainase nuk bëri asnjë rezistencë ndaj njësive të saj ushtarake.

Në të njëjtin njoftim, ushtria ruse mohon se forcat ukrainase kanë rrëzuar disa avionë të saj.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha më herët se pesë avionë rusë dhe një helikopter u rrëzuan, ndërsa forcat ruse sulmuan Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të enjten se forcat e saj po kundërshtojnë ofensivën ruse “me dinjitet” dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.

“Forcat e Mbrojtjes Kombëtare, duke shfrytëzuar të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, po kundërshtojnë me dinjitet përpjekjet e armikut për të thyer kufirin shtetëror”, tha Ministria në një deklaratë të shpërndarë në Whatsapp. “Situata është e kontrolluar. Trupat ruse po pësojnë humbje”.

Ministria tha gjithashtu se nuk kishte “asnjë humbje në mesin e mbrojtësve të Ukrainës”.

Në një deklaratë të mëparshme, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte neutralizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

CNN thote se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur asnjërën nga këto pretendime.