SKANDAL/ Të detyruar, në shkollën e Sarandës këndohet himni grek nga fëmijët shqiptarë

613
0

Ndikimi Grek në Shqipëri sa vjen edhe shtohet. Pas skandalevetë shumta si çështja e detit, gazetarë, poltikanë dhe figura të njohura që kishin marrë para nga grekët tani një tjetër skandal ka ndodhur së fundmi.

Në shkollën 9 -vjecare “Adem Sheme”, Sarandë është kënduar himni grek nga fëmijë shqiptarë që mësojnë greqishten. Sipas burimeve të Syri.net ky skandal është bërë në dijeni dhe me ndihmën dhe ndikimin nga drejtoria e shkollës , zyra arsimore dhe nëndrejtoresha Arta Lasku e cila është minoritare.

Sikur të mos mjaftonte ky skandal, po sot po me fëmijë shqiptarë që mësojnë greqishten duan të organizojnë dhe festojnë festën kombëtare greke duke mbushur sallën me këta fëmijë.

Çuditërisht dje nëpermjet portalit Saranda TV në facebook është shpërndarë një deklaratë në gjuhën greke në interes të partisë “Omonia” që e prezantonte këtë aktivitet.

Qëllimi është të prezantohet sikur këta fëmijë shqiptarë janë me kombësi greke. Qytetarët kërkojnë ndihmën e organeve kompetente.