Sinoptikanet greke paralajmerojne: Po vjen stuhia “Carmel”! Ja kur vjen ne vendin tone..

79
0

Gjatë orëve në vijim do të kemi një përkeqësim të motit. Mediat greke raportojnë se Ballkani dhe Mesdheu pritet të ndihen nga i ftohti që do të sjellë stuhia e dëborës e quajtur me emrin “Carmel”.

Kjo stuhi dëbore pritet të godasë në fundjavë, me reshje të dendura shiu dhe dëbore por edhe erëra të furishme.

Sinoptikania Lajda Porja tha se java në vazhdim në zonat malore pritet të jetë me dëborë e ngrica, temperatura do arrijë deri -8 gradë C.

Sa i përket pushimeve te javes qe vjen, ajo thotë se zonat verilindore dhe juglindore do kenë reshje të dendura dëbore, ndërsa pjesa e ultësirës perëndimore do jetë me reshje shiu.