Shqiptari që mahniti Italinë me vijat e bardha të rrugës (Video)

890
0

shqiptari i vijave te bardhaIndrit Mema, titular i një firme që lyen vijat e bardha të rrugës në Cosio Valtellino të Italisë, me një video të postuatr në Facebook nga portal amerikan Construction Machines, firma që ka prodhuar maiknën me të cilën ai punon, ka arritur të fitojë 300 mijë kontakte, 3.200 shpërndarje dhe më shumë se 2.000 like e me qindra komente. Shqiptari 38 vjeçar që jeton në Itali prej moshës 21 vjeçare është bërë I famshëm për shkak të shkatëthisë së madhe me të cilën lyen vijat e bardha të rrugës. 1 kilometër e bën vetëm në 4 minuta dhe me një shkathtësi që të le pa fjale.
Ka qenë një kolegu i tij që e ka filmuar e që në një farë mënyre e transformoi në një idhull. “Kjo që më ndodhi në internet më ka habitur. Mua më pëlqen të punoj me përkushtim të madh. Kur lyej vijat e bardha ndihem si një fëmijë në go kart”, ka thënë Indriti. Videoja është xhiruar mëngjesin e 13 qershorit në 6.50 Të mëngjesit