Shfaqi simpotmat e Covid-19, një prej banorëve te“Big Brother”dyshohet se është infektuar

169
0

Banorët e “Big Brother Vip” janë shprehur të shqetësuar pasi Beniada ka shfaqur disa problem si lodhje, dhimbje kockash dhe temperaturë.  Këto simptoma kanë ngritur dyshime se ajo mund të jetë infektuar me Covid-19.

Në bisedat e tyre banorët kanë lënë të nënkuptohet se janë testuar dhe presin përgjigjet.

Pas dyshimeve të ngritura, Donaldi ka rrëfyer se ka kaluar Covid-19 pak ditë para hyrjes në shtëpi dhe ia ka hedhur lehtë, kryesisht me temperaturë dhe lodhje.

Ndonëse banorët janë të izoluar, në shtëpi futen persona të ndryshëm si për t’u kujdesur për pamjen e tyre dhe për supriza, prandaj dhe mund ta kenë marrë Covid-19 nga ata.