Saimir Tahiri i vihen prangat në Gjykatë. Niset për te burgu 313. Pse qeshi ish ministri?

342
0

Ish-ministrit Saimir Tahiri i vendosen prangat në Gjykatë.

Pas vendimit ai u la disa momente i lirë derisa media u nxorr jashtë.

Më pas, sipas procedurës i janë vënë prangat në duar dhe është nisur në një burg të sigurisë normale.

Atij i lejohet rekursi në Gjykatën e Lartë, por kjo nuk e shpeton nga vuajtja e dënimit. Rekursi në Gjykatën e Lartë mund të bëhet vetëm pas zbardhjes së vendimit të Apelit të Posaçëm. Kjo duhet të ndodhë brenda afatit 45 ditor.

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-Ministrit Saimir Tahir, por me një ndryshim, që 3.4 vite nuk do jenë shërbim prove por do të vuajë dënim në burg.