“Rritja e mirëqenies”, ironia e djalit të Rames për çmimin e naftës

142
0

Çmimi i naftës ka arritur shifra rekord gjatë ditëve të fundit, ku në lidhje me këtë ka pasur edhe protestë masive në Tiranë dje, ndërsa sot është paralajmëruar e radhës.

Një postim ironik në lidhje me këtë çështje ka bërë edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama. Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto të një personi mbi kalë.

“Rritja e mirëqenies”, ka shkruar djali i madh i kryeministrit në foton e publikuar.