Rinas, mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë

144
0

306 fluturime kanë sjellë në Tiranë mbi 20 mijë pasagjerë në 48 orët e fundit për të parë finalen e Conference League.

Foto nga aeroporti “Nënë Tereza” ku tregon se mbarëvajtja e procesit të fluturimit të tifozëve shkoi pa probleme pavarësisht fluksit.

Fluturime rekord në aeroportin “Nënë Tereza”, ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, shkruan Rama krahas videos.