Reshje dëbore dhe ngrica, vjen njoftimi i rëndësishëm nga Policia e Shtetit për shoferët: Nuk do lejohet askush…

65
0

Reshjet e  dëborës kanë krijuar dhe problematika në akset rrugore.

Edhe pse disa qytete janë zbardhur nga dëbora të gjitha akset vijojnë qarkullimin. Policia e Shtetit njofton se Rrugore  nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.

“Për shkak të reshjeve të dëborës janë krijuar ngrica dhe vështirësi në rrugë, ku si pasojë qarkullohet vetëm me zinxhirë në akset rrugore Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë ; Bulqizë-Klos;  Klos-Qafë Murrizë.

Aksi rrugor Klos-Mat- është i hapur, aktualisht pa probleme.

Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore  nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbërit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të akullit e të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, të rrisin vigjilencën si dhe të shmangin qarkullimin e pa nevojshëm” njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.