Rama jep lajmin e madh: Ja cfare ndodh për pak ditë në Tiranë

195
0

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ndarë një mesazh nga kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale, ku thotë se së shpejti do të hapet Kopshti Zoologjik i Tiranës.

Rama shprehet se falë punës intensive së Veliajt dhe Bashkisë projekti për kopshtin Zoologjik është drejt përfundimit.

Rama thotë se ky kopsht do jetë në një cilësi shumë herë më të mirë se ajo që ka qenë disa vite më parë.

“Për pak do hap dyer edhe ky kopsht i ri Zoologjik, falë një projekti shumë të bukur të Bashkisë së Tiranës, një bashkëpunim intensiv së bashku me lalin dhe ekipin e bashkisë për t’u dhënë fëmijëve një tjetër atraksion të munguar për shumë e shumë vite, por me një cilësi shumë e shumë herë më të mirë se nga cfarë ishte, kur ne ishim të vegjël” thotë Rama.