Rama fotografohet në nje lokal ne Itali, zbulohet arsyeja e vizitës së kryeministrit

108
0

Media italiane raportojnë se kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali. Rama të dielën ka qenë në qytetin e papëve dhe pritet që në kuadër të bashkëpunimit në arsim sot të zhvillojë një takim në Unitus, Universiteti i Tuscias me ministren e Universitetit dhe Kërkimeve.

Rama një ditë më parë është fotografuar teksa po shëtiste nëpër lagjen “San Pellegrino”. Kostum i errët, i shoqëruar nga familjarët, ai u ndal në një lokal të zonës.

Ndërkohë këtë të hënë nën shoqërinë e delegacionit shqiptar ndodhet në një takim me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa.

Mediat italiane shkruajnw se sot ai do të drejtojë një delegacion shqiptar në takimin që do të zhvillohet në Unitus me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa. I pranishëm do të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zejtarinë, universitetet, kërkimin shkencor, start-ups dhe inovacionin.

Fotot/ Rama në Itali, ja arsyeja e vizitës së kryeministrit