Pyetja e Kejvinës bën për të qarë të ftuarën në Xing me Ermalin: E kalove cakun me këtë pyetje

587
0

Të ftuar në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e sotmë janë Nas Daily, blogeri me famë botërore që realizoi videon për Shqipërinë, e dashura e tij Aline dhe Arbër Hajdari. Kur erdhi rradha e pyetjes së Kejvinës situata në studio nuk shkoi për mirë.

“Ti udhëton shpesh, por kur e gjen kohën për të dashurën tënde?”, e pyeti Kejvina, por Ermali e ndërpreu dhe i tha se nuk ishte kjo pyetja. Kejvina i tregoi se Arbri e ndryshoi pyetjen pasi i ishte dukur pa sens duke qenë se ai udhëton gjithmonë me Alinen. Pyetja në fakt ishte: “Kur shkon nëpër udhëtime a shkon për të takuar vajza?”.

Ermali i tha Kejvinës ta bënte sërish pyetjen dhe atë për të cilën kishin vendosur në fillim. “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”, e pyeti Kejvina.

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur”, u shpreh Aline dhe u përlot.

“Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, tha Aline e përlotur.