Provokim nga ajri, avionë serbë fluturojnë mbi shqiptarët

436
0

Disa avionë ushtarakë të Serbisë kanë fluturuar sot mbi qiellin e Preshevës.

Ky veprim ka ngjallur frikë të banorët, sipas të cilëve një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga koha e luftës.

Në video shihen aeroplanët ushtarakë, të cilët kanë kaluar mbi Preshevë, afër kufirit me Kosovën.

Banorët atje e kanë quajtur provokim të Serbëve ndaj pakicës shqiptare.

Sipas tyre, avionët kan fluturuar për më shumë se 20 minuta.