Profil/ Kush është kreu i ri i Policisë së Shtetit

654
0

Ardi Veliu është kreu i ri i Policisë së Shtetit. Ai u emërua në këtë detyrë këtë të hënë, me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe firmë të Kryeministrit Edi Rama. Ardi Veliu mbante detyrën e Drejtorit të Policisë së Tiranës, që prej Prillit të vitit të shkuar.

Por kush është Ardi Veliu dhe cila është karriera e tij në radhët e Policisë së Shtetit?

Ardi Veliu lindi më 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Ai është i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.

Është diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti Juridik.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;

Ka përfunduar kursin 8–javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga ICITAP.

Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.

Karriera profesionale:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit të Policisë (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016

Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017

Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.//tvklan.al