Procedura e plotë për t’u martuar me një italian/e, keto jane 4 fazat që duhet të kaloni

1029
0

Pas martesës me një shtetas/e italian/e, qytetari/ja shqiptar/e do të mund të aplikojë lirisht për vizë në Itali. Por cila është procedura e saktë që duhet ndjekur nga të dyja palët në mënyrë që çdo gjë të jetë konform ligjit? Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, shefja e Patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj tregon hapat e saktë për katër fazat deri në marrjen e certifikatës së martesës dhe aplikimin për vizë. Ajo thekson se të gjitha dokumentet e marra në Shqipëri dhe që nevojiten për t’u paraqitur në zyrat përkatëse italiane duhet të jenë të legalizuara nga Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë.

Mund të na tregoni se cila është faza e parë për të kryer martesën e një shtetasi/se shqiptar me një shtetas/e italian/e?

Qytetari/ja italian/e që synon të martohet duhet të tërheqë, pranë Komunës së tij/saj në Itali: certifikatë lindje të modelit ndërkombëtar me emrat e prindërve; (certificato di nascita su modello internazionale); certifikatë si qytetar/e italian/e; (certificato di cittadinanza italiana); certifikatë banimi; (certificato di residenza); certifikatë që është i/e lirë për tu martuar; (certificato di stato libero). Certifikata si qytetar italian, ajo e banimit dhe certifikata që individi/ja është i/e lirë për tu martuar mund të jenë dhe të përmbledhura në një “certifikatë përmbledhëse”- certificato cumulativo).

Është e nevojshme që certifikatat e sipërpërmendura të kenë vulë ‘APOSTILE’?

Certifikatat duhet të jenë me vulën “APOSTILLE” të Prefekturës kompetente në Itali dhe të jenë të përkthyera në shqip nga përfaqësia diplomatike shqiptare kompetente për territorin. Me këto dokumente qytetari/ja italian/e duhet të paraqitet në Shqipëri pranë Komunës së banimit të qytetarit/es shqiptare që do të martohet për të bërë publikimin e martesës. Zyra e Gjendjes Civile të Komunës shqiptare pas 12 ditëve lëshon certifikatën për lidhje martese.

Cili është dokumentacioni që nevojitet nga Shqipëria për të kryer martesën mes një shtetasi/e shqiptar dhe një shtetasi/e italian/e?

Qytetari/ja shqiptar/e në Shqipëri duhet, pranë Zyrës së Gjendjes Civile të Komunës së banimit, të kërkojë: certifikatë lindje si dhe certifikatë për lidhje martese. Këto dy certifikata duhet të jenë të përkthyera nga një përkthyes ligjor dhe të vulosen në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë me vulën “APOSTILLE” përkatëse dhe të legalizohen nga Konsullata Italiane në Vlorë. Me këto dy certifikata qytetari/ja shqiptar/e duhet të shkojë në Komunën italiane ku banon qytetari/ja që kërkon të martohet për të kërkuar “Publikimin e martesës”. Gjithashtu, nevojitet edhe një prokurë speciale, e cila bëhet pranë një noteri në Shqipëri, për rastet kur qytetari/ja shqiptar/e nuk mund të paraqitet personalisht së bashku me qytetarin/en italian/e në komunën italiane për të bërë “Publikimin e martesës” e me këtë prokurë delegon dikë tjetër për të firmuar në komunën italiane në vend të tij. Edhe kjo duhet të jetë e përkthyer nga një përkthyes i licencuar dhe e vulosur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë me vulën “APOSTILLE” përkatëse.

A duhet të jenë të legalizuara nga Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë të gjitha dokumentet e marra në Shqipëri?

Të gjitha dokumentet e marra në Shqipëri dhe që nevojiten për t’u paraqitur në zyrat përkatëse italiane duhet të jenë të legalizuara nga Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë.

Cilat janë hapat e mëtejshëm të procedurës?

Këto dokumente të përgatitura si më lart paraqiten në komunën e banimit të qytetarit/es italian/e, e cila pas 8 ditëve të publikimit të martesës lëshon certifikatën e “Kryerjes së Publikimit të Martesës”. Kjo certifikatë paraqitet në Konsullatë e cila nga ana e saj lëshon “Nulla Ostën-LEJEN PER MARTESE”, për kryerjen e saj në Shqipëri.

Ku kryhet martesa?

Më tej kryhet martesa në Zyrën e Gjendjes Civile të Komunën shqiptare. Kërkohen dhe tërhiqen nga Zyra e Gjendjes Civile të komunës dy certifikata martese në origjinal (të cilat përkthehen nga një përkthyes i licencuar dhe vulosen në Ministrinëe Punëve të Jashtme në Tiranë me vulën “APOSTILLE”. Paraqiten këto në Konsullatë ku dhe legalizohen dhe i/e interesuari/a paraqitet me to në Sportelin e Vizave për të prezantuar kërkesën për marrjen e vizës.

Cila është ndihma që i ofrohet shtetasve të interesuar nga Patronati INAS Albania?

Patronati INAS ALBANIA, jep të gjithë konsulencën e nevojshme, që nga fillimi i procedurave dhe deri në mbylljen e tyre për të gjithë të interesuarit që paraqiten pranë zyrave tona. Numri i telefonit është 0683448188, ndërsa adresa në rrugën Andon Zako Cajupi,Pll.7, mbrapa shkollës Edith Durham, ish-Blloku, Tiranë.

Fazat e procedurës së martesës mes një shtetasi/ e italian/ e me një shtetas/ e shqiptar/ e

→ Faza e I

Qytetari/ja italian/e që synon të martohet duhet të tërheqë, pranë Komunës së tij/saj në Itali:

  1. a) certifikatë lindje të modelit ndërkombëtar – me emrat e prindërve; (certificato di nascita su modello internazionale)
  2. b) certifikatë si qytetar/e italian/e; (certificato di cittadinanza italiana)
  3. c) certifikatë banimi; (certificato di residenza)
  4. d) certifikatë që është i/e lirë për tu martuar; (certificato di stato libero)

* (certifikatat b-c-d mund të jenë dhe të përmbledhura në një “certifikatë përmbledhëse”- certificato cumulativo)

→ Faza e II

Qytetari/ja shqiptar/e në Shqipëri duhet, pranë Zyrës së Gjendjes Civile të Komunës së banimit, të kërkoj:

  1. a) certifikatë lindje;
  2. b) certifikatë për lidhje martese;

*(këto dy certifikata duhet të jenë të përkthyera nga një përkthyes ligjor dhe të vulosen në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë me vulën “APOSTILLE” përkatëse dhe të legalizohen nga Konsullata Italiane në Vlorë)

  1. c) prokurë speciale – e cila bëhet pranë një noteri në Shqipëri, për rastet kur qytetari/ja shqiptar/e nuk mund të paraqitet personalisht së bashku me qytetarin/en italian/e në Komunën italiane për të bërë “Publikimin e martesës” e me këtë prokurë delegon dikë tjetër për të firmuar në Komunën italiane në vend të tij.

→ Faza e III

-Këto dokumente të pagatitura si më lartë paraqiten në Komunën e banimit të qytetarit/es italian/e, e cila pas 8 ditëve të publikimit të martesës lëshon certifikatën e “Kryerjes së Publikimit të Martesës”

-Kjo certifikatë paraqitet në Konsullatë e cila nga ana e saj lëshon “Nulla Ostën-Lejen për martesë”, për kryerjen e saj në Shqipëri.

→ Faza e IV

Kryhet martesa në Zyrën e Gjendjes Civile të Komunën shqiptare.

Kërkohen dhe tërhiqen nga Zyra e Gjendjes Civile të Komunës dy certifikata martese në origjinal (të cilat përkthehen nga një përkthyes i licencuar dhe vulosen në Mininstrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë me vulën “APOSTILLE”.

Paraqiten këto në konsullatë ku dhe legalizohen dhe i/e interesuari/a paraqitet me to në Sportelin e Vizave për të prezantuar kërkesën për marrjen e vizës.Voltiza Duro –gsh