Presidenti Meta pret në zyrë këngëtarin Albano Carrisi, ia marrin këngës në Presidencë (VIDEO)

139
0

Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrë këngëtarin e njohur italian Albano Carrisi. Meta shkruan se bashkë me Carrisin dhe miq të tjerë kanë kënduar në Presidencë hitin e tij “Liberta”.

Shkruan Presidenti Meta:  

Shumë i lumtur nga vizita e këngëtarit italian me famë botërore, Albano Carrisi.  Me zërin dhe muzikën e tij Al Bano frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci dhe shpresë, ndaj nuk mund të mos këndonim së bashku, edhe me shumë miq të tjerë artistë, hitin e tij “Liberta”, që jehon aq fuqishëm sa tre dekada më parë në zemrat tona.

Albania – Al Bano do të mbeten gjithmonë të pandarë.

“Libertà, Quanti hai fatto piangere!

Senza te, Quanta solitudine!

Fino a che, Avrà un senso vivere

Io vivrò, anche per avere te”