Presidenti i Azerbajxhanit jep lajmin e keq: Ky është vetëm fillimi, Putini ka per të…

226
0

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, duke folur për mediat ruse për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, vuri në dukje se Rusia do t’i rezistojë sanksioneve.

Kujtojmë se pasditen e djeshme presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se po vendosin sanksione të rënda financiare ndaj bankave ruse, oligarkëve rusë dhe familjarëve të tyre, duke deklaruar se Moska ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën.

“Është e vështirë të parashikohet, por sinqerisht, ky është fillimi i një procesi të gjatë. Sinqerisht, kur presidenti rus mori vendimin e tij (duke njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut), mendoj se ai e kuptoi që ky proces do të zgjaste më shumë. Sanksionet në fakt do të ndihmojnë prodhuesit rusë të reduktojnë varësinë e tyre nga importet.”-tha Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Duke theksuar se Rusia është “rezistente” ndaj të gjitha llojeve të sanksioneve Aliyev tha se ai mendon se Putini e ka marrë parasysh këtë kur ka marrë vendimin e tij për të “vepruar”.