Preket Olsi Bylyku: Nesër jap dorëheqjen në Klan

1582
0

Prej disa javësh, tek “E diela shqiptare” Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku na argëtojnë e na bëjnë të qeshim çdo të diel me emisionin e tyre “BE Coffee” .

Në puntatën e sotme tre aktorët duhet të bënin reklamën e një pijeje dhe do të merrnin zarfat me shpërblim.

Erioni dhe Besi fituan nga 500 euro secili ndërsa Olsi gjeti në zarf vetëm 50 euro dhe u mërzit.

“Kjo reklamë nuk del ose unë e lej, bëjmë këtë puntatë dhe unë nesër jap dorëheqjen te Klani. Për kokën e motrës po, s’bëhet fjalë”, u shpreh Olsi i prekur.

Në fund Besi dhe Erioni i bënë të ditur Olsit se kjo ishte kamerë e fshehtë.