Porti i Durresit ben njoftimin e rendesishem per linjën Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona

269
0

NJOFTIM për udhëtarët e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona të datës 25 Gusht 2021:

Në vijim të njoftimit të mëparshëm mbi vonesën e krijuar me tragetin e linjës Bari-Durrës SQAROJMË se:

Për të siguruar udhëtimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të pasagjerëve drejt Italisë, të dyja linjat detare të parashikuara sot nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës, do të realizohen përmes një trageti të vetëm deri në Bari dhe më pas për pasagjerët e linjës së Ankonës do t’u GARANTOHET nga agjencia transporti tokësor drejt destinacionit final (Ankona).

Për të mundësuar imbarkimin e gjithë pasagjerëve, nisja do të bëhet mbrëmjen e sotme në orën 23.00.

Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve për situatën e krijuar dhe i ftojmë të paraqiten në kohë për të kryer procedurat e imbarikimit.

Trageti “SAGA.”, Durrës-Bari,

Ora e nisjes nga Porti i Durrësit: 23.00.

Për çdo pyetje apo nevojë të udhëtarëve kemi vendosur në dispozicion numrin e gjelbër falas: 0800 73 74.