Policia rrethon selinë e PD-së. Cfare po ndodh?

68
0

Forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë selinë e Partisë Demokratike në Tiranë. 

Ato janë vendosur pikërisht pranë selisë së PD-së, dhe furgonat kanë lëvizur pikërisht momentin kur k nisur votimi për shkarkimin e Lulzim Basha nga posti i kryetarit të PD-së.

Video e siguruar nga Top News, vërehet vetëm në hyrjen e godinës së Parlamentit që është ngjitur me godinën e PD, ndodhën shtatë furgona policie, ndërsa prani e madhe efektivësh vërehet në të gjithë zonën përreth këtij objekti.

Ndërkohë që një ditë më parë drejtori i Përgjithsëm i Policisë, Gledis Nano pati paralajmëruar se policia ka marrë masat për siguruar rendin dhe sigurinë.