Po kthehej nga Italia pas mbarimit të studimeve, studentja shqiptare humb jeten

143
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Studentja kosovare, Donika Nikollbibaj, ka humbur jetën në aksident gjatë rrugës për në Kosovë. 

E reja ishte duke u kthyer nga Italia për në vendlindjen e saj, kur  pësoi aksidentin .

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije daja i së ndjerës, i cili thotë se Donika sapo kishte përfunduar studimet në Univeristetin e Veronës në Itali, si dhe kishte nënshkruar kontratën e punës.

“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vd ekja tr agjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy! Ngushëllime motra Verë për vde kjen e vajzës! Ngushëllime Familjes Nikollbibaj! Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”, ka shkruar ai.