Pesë çifte shqiptare që kanë stil për t’u pasur zili

918
0

Showbizi shqiptar është i mbushur me çifte, me histori të ëmbla dashurie e nisma të përbashkëta. Portali Anabel përmblodhi një listë me çiftet e njohura shqiptare që sipas tyre kanë stil në të veshur dhe kombinohen kaq mirë me njëri-tjetrin. Me poshte po i sjellim ata per ju

Irena dhe Arvin Kita

Irena kujdeset përherë për veshjet dhe Arvini duket i kuruar me kostumin tipik. Kombinimi ynë i preferuar është ky nga ceremonia e 20-vjetorit të “Opinion”. Irena zgjodhi një fund me pala ngjyrë bojëqielli që shkonte më së miri me ngjyrën e kostumit dhe kollaren e Arvinit.

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso

A mund t’u rrijë veshje keq trupave finë të Enadës dhe Gerdit? E thjeshtë. Jo. Qoftë nga veshjet madhështore skenike, e deri tek kombinimet e thjeshta të përditshmërisë, balerinët kryesorë të TKOB ngjajnë si fashionistë.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Urdhëroni një çift që duket sikur është bërë për të pozuar para kamerës. Përveç zgjedhjeve të duhura në veshje e ngjyra, Armina dhe Shkëlzeni kanë shumë harmoni harmoni me njëri-tjetrin.

Venera Lumani dhe Lind Islami

Kudo dhe gjithnjë, Venera dhe Lindi kanë një sens mode që duket sikur s’janë munduar shumë, e sërish duken këndshëm. Dyshja eksperimenton shpesh, gjithashtu. Kalon nga veshjet e përditshme, në grunge, në serioze, ekzektutuar për bukuri.

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari

Askush s’i realizon më mirë se Lori dhe Visi trendet e tanishme. Maninë e çizmeve Balenciaga ata e nisën dhe presim të sjellin trende të tjera.