Për herë të parë, shkollat në New York gati për mësimdhënie në gjuhën shqipe

436
0

Shkollat në New York ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme, por së shpejti listës do t’i bashkohet edhe ajo shqipe. Lajmi u bë me dijeni nga zyrtarët këtë të enjte.

Sipas një studimi të 2015- ës nga Qendra e Harvard- it për Zhvillimin Ndërkombëtar, në shtetin e New York- ut banojnë 60, 000 shqipfolës, më shumë se kudo tjetër.

Diçka më tepër se gjysma e tyre jetojnë vetëm në qytetin e New York- ut, në lagjet Bronx të Pelham Partway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmot.

Shkolla publike PS 105 në Morris Park do të jetë e para në të cilën do të aplikohet progarimi mësimor shqip- anglisht. Këshilltari i Bronx- it, Mark Gjonaj, gjithashtu me origjinë shqiptare tha se ndihet krenar që ka punuar për zbatimin e programit në fjalë.

Programi gjithashtu do të ofrojë mësim në gjuhën arabe, kineze, franceze, italiane, ruse, spanojlle, koreane, etj.

Burimi: New York Post