Pamje te trishta/ Tre efektivë policie tërheqin zvarrë të moshuarën që mbron shtëpinë e saj (Video)

70
0

Dëshpërim dhe gërmadha te lagja ‘5 Maji’, shemben disa godina mes rezistencës së banorëve

Njerëz të dëshpëruar, gërmadha dhe fadroma të IKMT-së, është kjo pamja që ka ofruar kjo e mërkurë në zonën e 5 majit në Tiranë.

Siç shihet dhe nga fotot, të paktën 7 banesa janë shembur derimë tani, ku për shumicën e të cilave nuk ka pasur dakordësi dhe marrëveshje me bashkinë e Tiranës.

Disa banorë kanë bërë rezistencë, por e kanë pasur të pamundur që të qëndrojnë gjatë, për shkak të ndërhyrjes policore.

Forcat e policisë që kanë qenë të pranishme në zonë, kanë shoqëruar disa prej banorëve.

Aksioni për shembjen pritet që të vijojë dhe në orët e pasdites.