“Nuk mund ta vazhdoj më këtë lloj interviste” “Ngjela kalon cakun, gazetarja i mbyll fjalën: Avokat nuk qenke në damar sonte, natën e mirë

63
0

Avokat Spartak Ngjela komentoi mbrëmjen e sotme deklaratat e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, i cili dënoi dhunën e protestës në selinë e PD. Sipas Ngjelës reagimi i fortë i SHBA, tregon se në Tiranë kemi një konflikt të fortë ruso-amerikan.

“Derisa hynë politika amerikane, ka ndërhyrje të huaja. Naivë jemi ne? Ka ndërhyrje të huaja. I ke parë ku ka ndërhyrë Rusia te ato shtetet e tjera? Nuk e di nëse ka ndërhyrë këtu, por skema është e njëjtë. Nëse ato që u ngjitën nëpër shkallë dhe t’i kapnin do i vrisnin. Derisa flet politika amerikane nuk ka lidhje aq shumë me Shqipërinë. Ka një konflikt të madh ruso-amerikan në Tiranë, e dini ju? Konflikti është i vërtetuar. E ka përmendur politika amerikane disa herë. Ky është fakt. Të shikojmë si do të precipitojnë ngjarjet”, deklaroi Ngjela.

Mesa duket intervista në ”ABC News” nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar deri në fund, pasi gazetarja e ndërpreu duke i mbyllur fjalën në mes të bisedës avokat Ngjelës, duke i thënë:  

“Avokat natën e mirë, faleminderit për intervistën. Ishte kënaqësi. Nuk qenkeni në damarin e duhur sonte. Faleminderit. Vazhdojmë me informacione të tjera. Nuk mund ta vazhdoj më këtë lloj interviste”.