Nuk ka më kafe në lokal pa bërë vaksinën, lajmi që shokoi shqiptaret, ministrja Manastirliu sqaron qytetaret

72
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin Real Story ka sqaruar qytetarët në lidhje me vendosjen e green pass në lokale.

Manastirliu bëri me dije se është një nga opsionet në tavolinë por se do të varet nga ecuria e situatën epidemiologjike.

“Ne jemi duke vlerësuar në një dinamikë ashtu sikurse kemi vlerësuar përgjatë këtyre muajve ecurinë e pandemisë padyshim që do të shohim se si do të përballemi në ditët në vazhdim në raport me hyrjen e stinës së dimrit dhe ecurinë e rasteve të infektimeve dhe të gjitha opsionet janë në tavolinë. Padyshim njëri prej opsioneve mund të jetë vendosja e kartës së gjëlbër apo green pass në shërbime të ndryshme. Ky është një prej opsioneve”, tha Manastirliu.