Nuk flet me të atin, Eni Çobani e bën të pendohet pafund me këto fjalë prekëse

580
0

Protagonistë të rubrikës “Shihemi në gjyq”, ditën e sotme ishin Qerimi dhe Brunilda, babë e bijë të cilët ndodheshin në konflikt për një pronë. Problemi me pronën ka bërë që prej një viti e gjysmë Brunilda të mos fliste me të atin, gjë e kishte prekur shumë Eni Çobanin.

 

Në fund të seancës së ndërmjetësimit juristja i kërkoi Brunildës t’i rikthejë buzëqeshjen të atit dhe të pajtohen duke u shprehur se prona nuk është më e rëndësishme se dashuria e të atit.

“Kam qenë shumë e prekur që në momentin e parë kur e kam takuar Qerimin me lot në sy. A mund t’i rikthejmë atij buzëqeshjen? Besoj se përqafimin tënd e pret prej kohësh. Do t’ja japësh mundësinë sot Qerimit të ndihet ngrohtë në krahët e vajzës? Pronën nuk do ta marrim asnjëri me vete, por dashuria për prindin është e pazëvendësueshme. Ta thotë një vajzë që i mungon pafund babai i saj. Kështu që ju lutem gëzoni çdo moment me prindërit tuaj sepse janë të pazëvendësueshëm!”, u shpreh Eni Çobani duke emocionuar të gjithë publikun dhe Brunildën e cila shkoi të përqafonte të atin me lot në sy.