Nuk e keni ditur? Makaronat gatuhen vetëm me qumësht, mjaft i zietë me ujë!

587
0

Nëse ka një recetë makaronash që do t’ju shijojnë deri në fund, është pikërisht kjo me qumësht dhe djathë. Njihuni me mënyrën e saj të përgatitjes…

Përbërësit:
300 gr makarona
4 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle majdanoz
450 ml lëng pule
225 ml qumësht
½ filxhan çaji djathë i grirë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Shtoni hudhrat e copëtuara në një tigan me vaj ulliri dhe gatuajini derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Hidhni qumështin, gjalpin dhe lëngun e pulës dhe përziejini mirë derisa gjalpi të shkrijë.

Hidhni makaronat, pak kripë dhe piper për shije dhe përziejini herë pas here. Gatuajini derisa të përthithin qumështin.

Në fund shtoni djathin dhe majdanozin e copëtuar, përziejini që të kombinohen plotësisht të gjithë përbërësit dhe janë gati për t’u shërbyer.pikante.al