Nga fundjavat me 20 mijë euroshe tek shitja e biznesit, Elvana Gjata heq dorë nga të gjitha…

522
0

Elvana Gjata pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bllok ka vendosur që të largohet nga Shqipëria. Këtë vendim ajo e ka marrë fill pas marrjes në pyetje nga policia. Në përplasjen me armë, që pati si shkak ngacmimin e saj, pati një të vdekur dhe dy të plagosur ndërsa i dashuri i saj Ervin Mata është në kërkim.

Burimet thonë se këngëtarja është tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e ish-Bllokut dhe ka vendosur që të largohet për disa kohë nga vendi. Ajo ka dhënë dëshminë e saj në Drejtorinë e Policisë Tiranë për ngjarjen, fill pasi ajo ndodhi dhe më pas ka vendosur të largohet në një vend të Bashkimit Europian. Deri më tani, këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen në fjalë.

Pak kohë më parë, këngëtarja Elvana Gjata pranoi publikisht se ishte fejuar me një biznesmen, pa zbuluar emrin e tij. Për Matën dihej vetëm se kishte një hotel dhe se ishte i gatshëm të mbulonte shpenzimet e këngëtares. Elvana foli për fejesën për herë të parë kur ishte në SHBA, teksa mundohej të realizonte disa projekte të reja muzikore. Elvana njihej dhe ishte në një lidhje me biznesmenin Mata që prej vitit 2015 dhe zyrtarizmi i fejesës erdhi në vitin 2017

Elvana shijonte lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursente asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt. Dhe kështu, Elvanës nuk i mungonte asnjë gjë për të jetuar si në përrallë. Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, ishte ai, që shpenzonte shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë euro vetëm për udhëtimet e fundjavave. Pas klipit “Lelja” dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla. Mirëpo, edhe kjo fazë nuk zgjati shumë, teksa i dashuri i këngëtares tashmë është në kërkim nga Policia.