New York Times, Trump: Dorëzoni passwordet e Facebook, ose nuk do hyni në SHBA

490
0

Për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç vizës apo lejes së qëndrimit, duhet të dorëzoni edhe passwordet e Facebook ose Twitter.

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, ka në plan të shtjerë në dorë të “curriculum social”, të atyre që kërkojnë leje për të hyrë në SHBA.

Është ky propozimi i bërë në një dokument të Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruan ‘New York Times”, si mënyrë për të parandaluar kërcënime të ndryshme.

Në dokument përveç numrit të pasaportës, numrit të udhëtimeve të kryer, shkeljeve të mundshme të ligjit, do ju shtohet edhe aktiviteti në rrjetet sociale gjatë 5 viteve të fundit.

Një masë e tillë pritet të prekë 14.7 milionë njerëz çdo vit. Çdo kandidatë duhet të hapë edhe numrin e telefonit dhe adresën e emailit.

Por ka disa shtete që bëjnë përjashtim nga ky rregull dhe ato janë Italia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Kanadaja, Japonia dhe Koreja e Jugut