Nëna e Olldashit përlot: Kam harrur të këndoj, dhimbja barrë e rëndë..

542
0

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e ish-deputetit të PD-së Sokol Olldashi është ende e dhimbshme pavarësisht viteve që kanë kaluar. Nëna e tij Kozeta është ajo e cila mban dhimbjen më të madhe për të birin.

Teksa motra e saj, Yllka Mamaqi, e ka përshëndetur Kozetën me një këngë, ku tregonte se dikur e këndonin bashkë me babain e ndjerë. Por Kozeta Olldashi ka dhënë një përgjigje tejet prekëse, ndërsa tregon se dhimbja e ka pushtuar për shkak të vdekjes së të birit.

“Eh moj zemër, është e vërtetë edhe në kohë të vështira e kemi kenduar. Kurse tani…kam harruar, e dashur motër…dhimbja është barrë e rëndë, gati të mbyt…”, i shkruan Kozeta të motrës.