Ndalohet çifti shqiptar ne Kapshtice, nuk do ta besoni cfare i gjetën në bagazh..

589
0

Kemi degjuar per mallra nga me te ndryshme te bllokuar ne pikat e kalimit te kufirit por ky cift ka kaluar cdo imagjinate.

Qytetaret shqiptare duket se duhet te kene kujdes kur udhetojne por mi te gjitha cfare merrin me vete. Nje burre u arrestua ndersa nje vajze eshte ne hetim ne gjendje te lire pasi ne Kapshtice, gjate kontrollit nga policia kufitare, në bagazhet e tyre janë gjetur e bllokuar me cilësinë e provës materiale, 158 zogj gardalinë, që po transportoheshin për në Greqi.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë njofton:
Më datë 17.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B, vjeç 57, banues në Korçë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasen D.K, vjeç 28, banuese në Korçë, pasagjerë në autobusin, të linjës Tiranë-Athinë, pasi dyshohet se në SPKM Kapshticë, në bagazhet e tyre janë gjetur e bllokuar me cilësinë e provës materiale, 158 zogj gardalinë, që po transportoheshin për në Greqi. Neni 171 i Kodit Penal.