“Mos gaboni të blini…”/ Alfred Cako iu përgjigjet kritikëve: Kur të nxjerrin ushtrinë për të…

311
0

Deklaratat e konspiracionistit Alfred Cako kanë shkaktuar shpesh debate, pasi disa nga qytetarët mendojnë se tezat e tij janë të ekzagjeruara.

Gjithsesi, konspiracionisti pretendon se ka të drejtë dhe si argument solli faktin që para pak ditësh kishte paralajmëruar rënien e rrjeteve sociale.

Nga studio e “Breaking” në Top News, Cako foli për një situatë të vështirë, ndërsa thotë se qytetarët duhet të sigurojnë ushqimet bazë. Ai thotë se një deklaratë të tillë e ka bërë edhe kryeministri britanik.

Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të bëjnë gabim të blejnë makina me karburant,por vetem me korrent.

“Këta do të nxjerrin ushtrinë që të bëjnë vaksnimin. Iu them shqiptarëve të investojnë në makinat me korent, jo me karburant. Mos gaboni të blini makinë me karburant. Blini ushqimet bazë, vajin e ullirit, miellin, të keni dru, oxhak, lllamba me vajguri. Po rikthehemi në mesjetë. Do ketë depupullim.

Të pavaksinuarit do të kenë të njëjtën luftë. Mua më quajnë të marrë që lexoj konspiracion. Unë jam krenar. Sot po vërtetohet. Vazhdoni flini gjumë, kur t’u nxjerrin ushtrinë për t’u vaksinuar me detyrim, atëherë do e shihni ju. Do jetë vonë kur të kujtoheni. Ju qeshni me mua”, tha Cako në Top News.