Mjekët nuk ua thonë këtë! Ja si t’i pastroni veshkat shpejt dhe pa ilaçe

537
0

Në mjekësinë popullore meli gjithashtu përdoret si ilaç natyral për shërimin e urolitiazës (krijimit të gurëve në fshikëz dhe në urotrakt).

Sot po ju propozojmë një recetë magjike të mjekësisë popullore për shërimin e veshkave që do t’ju ndihmojë në pastrimin e veshkave, tajitje të sekrecionit, rërës dhe gurëve të imët.

Në mbrëmje, 1 gotë (200 gr) mel lajeni në ujë të ngrohtë.

Qiteni melin në një kavanoz më të madh (prej 3 litrash) dhe derdheni 2/3 e kavanozit në ujë të zier e të nxehtë. Mbulojeni, tundeni mirë, mbështilleni me diç të ngrohtë dhe lëreni të qëndrojë tërë natën.

Në mëngjes sërish tundeni. Do të vëreni lëng të bardhë të turbullt në kavanoz. Ky pra është ilaçi juaj.

Derdheni atë lëng nga kavanozi në një enë tjetër. Pini gjatë ditës pa kufi, në çfarëdo sasie, kurdo që të dëshironi.

Melin mos e hidhni. Zieni qull të shëndetshëm dhe hani për kafjall. (1 gotë mel, 3 gota ujë, zihet rreth 15 minuta).

Në mbrëmje përgatitni racionin e ri për ditën e nesërme, sipas së njëjtës procedurë. Ky lëng duhet të pihet 10 – 15 ditë.

Rezultati: pas 10 – 15 ditësh guri do të shkrihet dhe do të dalë jashtë bashkë me urinën, ndërkaq veshkat do të jenë të pastruara nga rëra, sekrecioni dhe gurët.