Ministrja Bora Muzhaqi leshon gafen e fundit: Ju kërkoj ndjesë për diellin e tepruar..

88
0

Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi ka zhvilluar  një bashkëbisedim me të rinjtë gjatë Kongresit të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së saj në panelin për teknologjinë dhe inovacionin ministrja iu ka kërkuar falje të pranishëm për diellin e “tepruar” .

Teksa po përfundonte fjalimin Muzhaqi ka thënë:  “Kështu që unë do ta mbyll me kaq. Falënderoj penalistët dhe ndjesë për diellin e tepruar, por ja keni dalë më së mirë. Të rinjtë sot kanë marrë një mesazh dhe kanë mësuar disa gjëra të reja” u shpreh ajo.