Ministrja Balluku përplaset me deputetin, plas sherri: Pse më bën foto në errësirë?

123
0

Një situatë e pakëndshme ndodhi sot në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Ministrja Belinda Balluku dhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela po raportonin mbi marrëveshjen e BERZH për energjinë ndërsa kanë ikur dritat. 

Kjo shkaktoi dhe debate të forta në komision që vijuan dhe në gjysmë errësirë ndërsa ministrja Balluku debatoi ashpër me deputetin e PD-së Arbi Agalliu i cili po përpiqej ti bënte foto.

‘Pse më bën foto pa drita’, i është drejtuar Balluku deputetit opozitar, ndërsa kryetarët deklaruan ndërprerjen për disa minuta deri në rikthimin e energjisë.

Ndërsa Shalsi ka kërkuar ndërprerjen e mbledhjes së komisionit gjersa të vinte dritat në sallë. Shkak i ndërprerjes ka qenë rënia e një automati, pasi mikrofonët punonin.