“Marrja peng” e avionit në aeroportin e Rinasit, shikoni se si ndërhyn RENEA për ta “çliruar”

268
0

Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me aeroportin e Rinasit dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar stërvitje në pistën e aeroportit.

Stërvitja e RENEA-s ka qenë një inskenim për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjes.

Nisur nga grabitjet e vlerave të mëdha të eurove në aeroportin e Rinasit, synimi i një stërvitjeje të tillë është kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme.

Edhe pse nuk ka ndodhur një ngjarje e tillë në këtë aeroport, pra pengmarrja, duke se policia po përgatitet për skenarë të ngjashme.

I pranishëm në këtë stërvitje ka qenë edhe drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano i cili ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo stërvitje dhe rritja e sigurisë së udhëtarëve dhe të transportit të vlerave monetare.

Nano: Stërvitja që ju zhvilluat është e një rëndësie të veçantë, sepse Policia duhet të jetë profesionalisht e aftë për t’iu përgjigjur krimit, në çfarëdolloj forme që ai shfaqet.