Ndodh e papritura brenda Big Brother gjatë spektaklit

255
0

Ashtu sic eshe pritej, Fifi e ka perjetuar me shume lot dhe dhimbje eleminimin e Granit Canës.

Ai ishte i eliminuari i mbrëmjes së djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Ish-futbollisti tha se i vjen keq që u largua nga loja në këtë moment, sepse pas kaq shumë javëve, ishte ambientuar me banorët dhe kishte nisur të ishte më aktiv.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Graniti tha se afrimiteti i madh me Fifin e ka penalizuar që të njihet edhe me banorët e tjerë. Por më pas, ai shkoi tek këngëtarja për të diskutuar me të dhe i tha se ajo është personi i vetëm në shtëpi që mund t’i besonte.

Pas daljes, Graniti tha se i ka kërkuar Fifit t’i premtojë që ajo do të dalë fituesja e këtij edicioni dhe këngëtarja ia ka dhënë fjalën.

“Këto dy tre ditë i thash Fifit ‘Më premto që ke me dal fituese’ dhe ma premtoi”,- tha Cana.

Pasi dëgjoi emrin e Canës, Fifi nuk i mbajti dot lotët dhe banorët e tjerë u munduan që ta qetësonin. Graniti në fillim tha se mund të lindë diçka mes tij dhe Fifit, por më pas zbuloi se dashuron një vajzë jashtë, me të cilën i ka lënë gjërat pezull.

Në fund, ishin Iliri, Einxhel, Sabiani dhe Beniada, personat që u “nominuan”, në këtë rast jo për t’u eliminuar, por për t’u shpëtuar.