Lija e majmunit/ Komiteti i eksperteve njofton masat ne vendin tone, ja kush do vaksinohet

99
0

Rritja e rasteve të reja të infektuar me linë e majmunit në Evropë ka ngjallur shqetësim dhe në vendin tonë.

Mëngjesin e sotëm është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizmit në Institutin e Shëndetit Publik, për të diskutuar rreth masave paraprake për të parandaluar përhapjen e këtij virusi. Gjatë fjalës së saj në mbledhje, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu rekomandoi vaksinimin e personelit shëndetësor, ndërsa nga ana tjetër theksoi se deri më tani Shqipëria është një vend me risk të ulët.

“Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimt ka marrë vendim, në trajtën e një rekomandimi, për të mundësuar që për sa i përket kontakteve të afërta të rasteve, të cilat mund të diagnostikohen me linë e majmunit, të mundet të përdoret vaksina e lisë.

Një vaksinë, e cila ka një efikasitet, sikurse edhe studimet tregojnë, rreth 85% për sa i përket mbrojtjes nga lia e majmunëve. Vlerësohet nga ekspertët tanë që do të jetë një sasi, e cila për këtë fazë do t’i dedikohet kontakteve shumë të afërta apo edhe personelit mjekësor, që mund të jenë në përballje këtë sëmundje

Ashtu siç ekspertët referojnë, jemi një vend që ka një risk të ulët. Por ne, ashtu sikurse kemi vendosur në dispozicion për të gjithë sëmundjet infektive, survejancën aktive në të gjithë vendin, edhe për sa i përket lisë së majmunit ne kemi vendosur një survejancë të shtuar aktive, përsa i përket gjithë rrjetit sentinel. Janë kryer të gjithë trajnimet e nevojshme në personelin mjekësor në kujdesin parësor, në Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të mundësuar evidentimin në kohë të rasteve, të cilat më pas, nëpërmjet laboratorëve të referencës, vlerësohen dhe shihen nëse do të ketë raste me linë e majmunit” tha Manastirliu.