‘Lashë punën per Berishen’/ Shqiptari në Milano ndjek ‘LIVE’ Kuvendin e Berishës

120
0

Një shqiptar i cili jeton dhe punon në Milano nuk e ka humbur për asgjë Kuvendin që po zhvillohet nga Berisha në stadiumin ‘Arena Kombëtare’. Ai ka dërguar foton në ‘JOQ’, aty ku bën të ditur se ka lënë punën vetëm që të ndjekë Kuvendin e Berishës.

“Prsh joq, po shikoj kuvendin e Sali Berishes nga vendi i punes ne Milano. E lashe punen. Flm”, shkruan ai.

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot Kuvendin e thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij, siç kishte njoftuar prej disa javësh. Data e zgjedhur, përban një simbolikë të fortë, sepse përkon me ditën e themelimit të Partisë Demokratike. Dhe ky Kuvend i sotëm, do të jetë sipas Berishës, akti i “rithemelimit” të kësaj force politike, dhe “rikthimin e saj në një forcë të vërtetë opozitare të sigurtë që do udhëheqë revolucionin demokratik paqësor të shqiptarëve”.